VOA – Tiranë: Trafikimi i njerëzve në Ditën Ndërkombëtare

D7A78BBF-59EB-4697-8F52-4103B4C3A8A6_cx41_cy0_cw57_w1023_r1_s

Linja e njohur për Këshillimin e Fëmijëve Alo 116 ka publikuar një raport, në Ditën Ndëkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, sipas të cilit abuzimet dhe trafikimet e fëmijëve shqiptarë vazhdojnë në nivele shqetësuese. Fluksi i telefonatave denoncuese në këtë shërbim 24 orësh është ende shumë i lartë për dhunë ndaj fëmijëve, dhunë në familje, abuzimi fizik dhe shfrytëzimi i tyre ekonomik. Policia ka bërë të ditur se gjatë viteve 2015-17 rreth 50 fëmijë ishin viktima të trafikimit, por organizatat joqeveritare pohojnë se pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore janë mbi 2500 fëmijë që jetojnë në situatë rruge e shfrytëzohen.

https://www.zeriamerikes.com/a/4505999.html