VOA – Tiranë: Afro 70 për qind e të rinjve gati të lënë vendin nga papunësia

te rinjte

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra CRCA sapo kanë kryer studimin Indeksin Kombëtar për të Rinjtë, si pjesë e studimit “Rinia në Shqipëri”. Indeksi është një anketim i 15 organizatave rinore nga doli se qeveria dhe bashkitë ka lënë pothuaj pa zbatuar planin kombëtar të veprimit për rininë dhe nuk përmbush detyrimet shtetërore ndaj saj. Sipas këtij Indeksi Kombëtar, rinia, që përbën 35% të popullsisë së vendit, pohon se nuk është përparësi për asnjë institucion publik. Kjo indiferencë i shtyn ata të deklarojnë se afro 70 për qind e të rinjve shqiptarë janë gati të emigrojnë në një vend të BE-së dhe në SHBA sapo t’u krijohet mundësia.

https://www.zeriamerikes.com/a/4518985.html