VOA – Shqipëria nuk përmbush standartet minimale në luftën kundër trafikimit njerëzor, megjithë përpjekjet

dashi

DASH-i ka publikuar Raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, sidomos gjatë sezonit turistik, thuhet në raport. Vihet re se trafikantët po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për rekrutimin e viktimave. Raporti i rekomandon Shqipërisë që t’i përjashtojë viktimat nga ndëshkimi për shkelje ligjore, kur shkeljet janë rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit, të shtojë fondet për OJF-të që strehojnë viktimat dhe të rrisë numrin e punonjësve në këto streha, të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore, të miratojë një plan mbarëkombëtar, për të cilin të ofrojë burimet e nevojshme financiare.

https://www.zeriamerikes.com/a/dash-human-trafficking-report/4458820.html