Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës. Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese. Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, u helmuan dje për shkaqe të panjohura teka punonin në ditë të shtune në një firmë robaqesësie me rreth 120 punëtorë në Shkozet të Durrësit.
https://www.zeriamerikes.com/a/shqiperi-grate-punetore-helmimi/4412001.html