Në Shqipëri, mbi 60 për qind e mësuesve në gjimnaze heshtin përballë bulizmit me bazë homofobinë. Ky është përfundimi i një sondazhi me mësuesit në 6 qytetet më mëdha të vendit. Studimi i mbështetur nga ambasada amerikane, zbuloi një mungesë të madhe informimi të mësuesve mbi të drejtat e fëmijëve dhe për mbrojtjen e adoleshentëve nga dhuna, abuzimet, ngacmimet, bulizmi dhe diskriminimi.