Kriza globale e migracionit është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilën përballen tani udhëheqësit. Numri i madh i azilkërkuesve në vendet perëndimore vitet e fundit ka ngritur pyetje të ndryshme: si do të integrohen azilkërkuesit në shoqëri? A janë në gjendje tregjet e punës në këto vende të ofrojnë mundësi për një jetë të pavarur për refugjatët dhe imigrantët? Por çdo sfidë, ofrohen edhemundësi. Lina Zdruli, një profesioniste e re shqiptare në Uashington, e vendosi të hapë një biznes të ri, të bazuar tek ndërgjegja sociale. Ajo ka vendosur që të punësojë vetëm gra refugjate.