VOA – Del Indeksi i Kapitalit Njerëzor nga Banka Botërore

voa

“Një fëmijë i lindur sot në Shqipëri kur të rritet do të ketë 62% të produktivitetit, që do të kishte, nëse do të gëzonte arsimim të përfunduar dhe shëndet të plotë” – thuhet në Indeksin e Kapitalit Njerëzor. Sipas statistikave, Shqipëria e ka rritur mbulimin dhe cilësinë e arsimimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme. Sipas studimit, fëmijët shqiptarë të lindur sot mund të jenë më të shëndetshëm, më të pasur, më produktivë nëse Shqipëria do të investonte më shumë te kapitali njerëzor. Banka Botërore theksoi në studim se arritja e rezultateve më të mira në shëndetin dhe shkollimin e fëmijëve mund t’i rrisë ndjeshëm të ardhurat e njerëzve dhe të vendit, me përfitime që do të ndihen edhe në të ardhmen e largët.

https://www.zeriamerikes.com/a/4610520.html