VOA – DASH-i mbi liritë fetare në Shqipëri dhe Kosovë

dash

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare dhe se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare. Raporti flet për angazhimin e ambasadës amerikane për të nxitur zyrtarët qeveritarë që të zgjidhin çështjen e pronave të grupeve fetare, arsimimin e të rinjve me theks në diversitetin fetar, forcimin e grave në bashkësitë fetare, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet e shkëmbimeve me theks në tolerancën fetare.

https://www.zeriamerikes.com/a/us-religious-freedom-2017/4414557.html