Të gjendur të braktisur si nga pushteti vendor dhe ai qendror, banorët kanë nisur shesin shtëpitë dhe të braktisin fshatin që dikur furnizonte të gjithë Shqipërinë me shalqi. Të rinjtë duket se vuajnë më shumë këtë izolim të fshatit. Ata tregojnë se kanë firmosur disa herë peticione, por kërkesat e tyre duket se janë braktisur në ndonjë sirtar. Rruga rreth 20 km e gjatë është bërë shpesh herë edhe burim aksidentesh. Vitin që shkoi një gur i shkëputur nga mali i mori jetën dy vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.
https://www.vizionplus.tv/rruga-e-torovices-ne-harrese-banoret-ndihen-krejtesisht-te-izoluar/