Me pankartat “Gjakova nuk harron”, “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Dëshmorët nuk negociohen”, qindra qytetarë të Gjakovës, kanë protestuar para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar kështu vizitën e besimtarëve dhe pelegrinëve serbë në Gjakovë. Sipas qytetarëve të këtij qyteti, shumë serbë mes atyre qe zhvillojnë ritet fetare, kanë kryer krime lufte. Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëjë me besimin e tyre, por me krimet qe kanë kryer.
https://www.vizionplus.tv/proteste-kunder-serbeve-ne-gjakove/