Presidenti Ilir Meta ka garantuar mbështetje për të gjithë personat me Aftësi të Kufizuar. Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Meta i bëri apel të gjithë institucioneve që të angazhohen për integrimin e kësaj kategorie në shoqëri. Ai shprehet i kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i fton të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.
https://www.vizionplus.tv/personat-me-aftesi-te-kufizuarmeta-garantoj-mbeshtetje-te-plote/