Vizion Plus – Peleshi: Prodhimet shqiptare, te sigurta e me standarte

peleshi111sakte

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, në zonën e Shënvlashit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një fermë, që sipas tij është modeli i fermës shqiptare, sepse operon nën konceptin “contract farming”, ku fermerët, grumbulluesi dhe eksportuesi në marrëveshje mes tyre kanë të garantuar shitjen e produkteve që në momentin e mbjelljes. Ky lloj modeli orienton mbjelljet sipas nevojave të tregut. Në rastin konkret dhjetra fermerë të zonës së Shënvlashit janë duke eksportuar shalqinin në Suedi, në Estoni, në Itali, në Poloni, në Zvicër, në Hungari etj.

https://www.vizionplus.tv/peleshi-prodhimet-shqiptare-te-sigurta-e-me-standarte/