Vizion Plus – Mungojnë shkollat e riedukimit, rrezik për shoqërinë të miturit nën 14 vjeç që bëjnë krime

Në Shqipëri 31 të mitur të moshave 14 deri 18 vjeç vuajnë aktualisht dënimin në institucionin e vetëm të posaçëm në Kavajë, i hapur që në vitin 2009 vetëm për këtë kategori. Por për moshën nën 14 vjeç ligjet shqiptare nuk parashikojnë asnjë trajtim. Megjithëse prej më shumë se 1 viti ka hyrë ne fuqi edhe kodi penal për të miturit dhe janë ngritur edhe seksionet e veçanta në gjykata, ekspertët shikojnë si domosdoshmëri ndërhyrje të tjera.

https://www.vizionplus.tv/mungojne-shkollat-e-riedukimit-rrezik-per-shoqerine-te-miturit-nen-14-vjec-qe-bejne-krime/