Forcat e armatosura kanë përfunduar montimin e cadrave për familjet të cilat prej disa ditësh qëndrojnë në qiell të hapur pasi banesat e tyre u dëmtuan seriozisht nga termeti i fortë i ditës së shtunë në zonën e Matit. Dhjetëra cadra strehojnë një numër të konsiderueshëm banorësh në Macukull të Matit, aty ku shtëpitë pësuan carje të mëdha dhe janë rrezik potencial për tu shëmbur. Banorët i kanë bërë apel pushtetit lokal dhe qeverisë që t’i ndihmojnë, pasi nuk kanë mundësi financiare për të ndërtuar shtëpi nga e para.
https://www.vizionplus.tv/carja-e-banesave-ne-mat-ushtria-ndihmon-familjet-duke-montuar-cadra/