Vihet në funksion Qendra Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar, përfitojnë 180 fëmijë/të rinj

Në Prrenjas është vënë në funksion Qendra Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar, ku çdo ditë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara marrin terapi, falë një ekipi të përkushtuar profesionistësh.

Kjo është një mundësi për të gjithë djemtë e vajzat e kësaj zone, që kanë nevojë të marrin shërbime cilësore dhe të jenë një hap më afër drejt të qenit të pavarur. Ndiqni në këtë video disa nga mesazhet dhe momentet emocionuese të ceremonisë së inaugurimit të kësaj hapësire model, unike në Shqipëri.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me bashkinë Prrenjas. Ky projekt i vjen në ndihmë 180 fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara, duke ofruar shërbim në 3 aspekte; në ambientet e qendrës, në shtëpitë e fëmijëve në fshatrat e largët dhe në shkolla.