“Le të mos lodhemi duke bërë të mirën;
sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.”
Me ardhjen e pranverës dhe vetëm pak muaj pas fillimit të një viti të ri, disa i rikthehen objektivave të vendosura në fillim-viti, të tjerë ndërmarrin zotime të reja, por pothuajse të gjithë rinovojnë forcat, energjinë dhe rregullojnë ritmin që t’i përgigjen e përshtaten realitetit.
Kush më mirë se sa të rinjtë mund ta tregojnë këtë gjë, me zgjedhjet që bëjnë, me vendimet që marrin për të ardhmen sikurse edhe me veprimet konkrete për të sjellë ndryshim.
Për Kejsin, Anën, Limanin dhe Savinën këto janë disa ndër synimet që i kanë vënë vetes për t’u përmirësuar edhe kur situata nuk është në anën e tyre. Këtë kanë vendosur ta bëjnë së bashku me bashkëmoshatarë dhe anëtarë të tjerë të komuniteteve të tyre. E në të tilla raste të vjen ndërmend një proverb shumë domethënës: “Nëse do të ikësh shpejt, shko vetëm, nëse do të ikësh larg, shko me të tjerë”.