Tungjatjeta Ardian!

20196656_10210054590388419_2028368379_o

Ardiani është 8 vjeç e gjysmë, jeton në një fshat të Librazhdit dhe është më i vogli i tre fëmijëve të Nexhmijes. Fjala e tij e parë dhe e vetme ishte për mamanë e tij. “Ma” – i tha ai. Por pasi mbushi një vjeç gjithçka ndryshoi. Ardiani nuk foli më asnjë fjalë, dhe nisi të bëhej nervoz.  Prindërit u nisën drejt Tiranës, për ta vizituar. “Na thanë ka autizëm”- kujton ajo.

Për të, kjo dianozë me të cilën është vlerësuar i biri është ende e paqartë. Djali i saj ushqehet vetëm me qumësht, çka ndikon në shëndetin e tij. Ai është gjithnjë i pangopur dhe ka pagjumësi. Miqtë e tij më të mirë jane e motra, i vëllai dhe djali i xhaxhait Eri i cili është vetëm 6 muaj më i madh se ai.  Çdo ditë Eri dhe Ardiani luajnë në oborr me një karrocë të vjetër fëmijësh derisa lodhen. 

Ardiani, kur mbushi 5 vjeç shkoi katër muaj në kopësht. Nexhmija tregon se kjo ka qënë një periudhë shumë e bukur për djalin e saj. Atij i pëlqente të rrinte në klasë, të luante me shokët dhe të dëgjonte mësuesen. Por vetëm pas 4 muajsh u sëmur rëndë dhe rruga për të shkuar në kopësht zgjaste 1 orë.  Mamaja e Ardianit, tregon se i biri nuk ka  marrë kurrë shërbimet e nevojshme në asnjë qendër të specializuar. E vetmja qendër ku ai mund të bëjë terapitë që i duhen për tu përmirësuar ndodhet në qendër të Librazhdit. Nexhmija tregon se para një viti e dërgoi një ditë në qendër. Ardjanit i kishte pëlqyer të rrinte më fëmijët e punonjëset. Por rruga për atje është më shumë se një orë e gjatë dhe kosto e transportit është e lartë. “Ardi nuk duron dot shumë në një vend dhe gjatë gjithë rrugës është grindur. Të gjithë na shihnin vetëm neve”- rrëfen Nexhmija ndonëse ende nuk e ka kuptuar çfarë faji kishin bërë për të merituar ato shikime…

Ajo ka një brengë të madhe. “Sikur të më thonte mami…kaq dua…”.

Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Ardiani dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social Tungjatjeta.

Si mund të dhuroni:
Raiffeisen Bank
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro