Fillimi i sezonit të ri shkollor ka rritur dhe numrin e kërkesave për analiza ndaj fëmijëve, të nevojshme për t’u dorëzuar për vitin e ri shkollor. Për të përballuar fluksin e shtuar, si edhe për t’u ardhur në ndihmë prindërve që angazhohen për të mbledhur analizat e nevojshme për fëmijët e tyre, Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka shtuar stafin, si dhe orarin e punës.