Top Channel – Vetëvrasja e dyshimtë e 16-vjeçares; Më e mira e shkollës në Divjakë

Pak para ditës së Shën Valentinit në Divjakë ndodhi një ngjarje jashtë vëmendjes së të gjithëve. Një vajzë vetëm 16 vjeçe, i dha fund jetës së saj duke u vetëhelmuar. Arsyet e vetëvrasjes adoleshentja i morri me vete duke lënë të tronditur të gjithë. Në shkollën e mesme ku ndiqte mësimet Justina mbizotëron heshtja dhe pikëpyetjet. Asnjë nuk ka përgjigje për pyetjen ‘Pse’ ndodhi. Në klasën XI-1 nuk zhvillohet më mësim. Shokët e 16 vjeçares kanë ndryshuar klasën, pas mungesës së saj.

http://top-channel.tv/2019/02/18/vetevrasja-e-dyshimte-e-16-vjecares-me-e-mira-e-shkolles-ne-divjake/