Top Channel – Vendosen rampa në Tiranë, Veliaj: Tirana në shërbim të PAK, lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari

rampat

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe këtë risi. Lajmi i mirë është dhënë nga kryebashkiaku Veliaj i cili ka garantuar se Tirana është në shërbim të PAK.

http://top-channel.tv/2018/08/06/vendosen-rampa-ne-tirane-veliaj-tirana-ne-sherbim-te-pak-lehtesojme-levizjen-e-cdo-qytetari/