Top Channel – Vazhdojnë riparimet në Tiranë-Durrës; Devijohet trafiku tek Ura e Dajlanit

AUTOSTRADA-MBULIM_12

Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon riparimin e autostradës dhe sot që prej orës 06:00 ka filluar edhe riparimi i segmentit Ura e Dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës -Tiranë. Për pasojë trafiku bllokohet dhe devijohet tek ura e Dajlanit për automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Këto mjete do të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

http://top-channel.tv/2018/06/26/vazhdojne-riparimet-ne-tirane-durres-devijohet-trafiku-tek-ura-e-dajlanit/