Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon riparimin e autostradës dhe sot që prej orës 06:00 ka filluar edhe riparimi i segmentit Ura e Dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës -Tiranë. Për pasojë trafiku bllokohet dhe devijohet tek ura e Dajlanit për automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Këto mjete do të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.