Top Channel – Të papunë dhe kumarxhinj! Bastet “mbysin” të rinjtë e Pogradecit

Bashkia me numrin më të lartë të të papunëve dhe numrin më të madh të të varfërve vazhdon t’i mbajë shpresat te kumari. Pikat e lojërave të fatit në Pogradec janë shpërndarë në qendër, anës liqenit dhe deri në periferi. Fenomeni shqetësues mbetet një ndër faktorët kryesorë të divorceve, por para se të shkojnë në shkallët e gjykatës frekuentuesit e tyre në këmbim të vlerave monetare lënë peng aparate celulare, pajisje elektronike, automjetet e në raste ekstreme edhe pronat e paluajtshme.

http://top-channel.tv/2018/05/17/te-papune-dhe-kumraxhinj-bastet-mbysin-te-rinjte-e-pogradecit/