Arjan Zogu është bletërritës nga fshati Valikardhë i Bulqizës. Pasionin e ka të trashëguar nga i ati, por nga 3 koshere që kishte i ati dekada më parë, sot Arjani numëron 250 të tilla. Falë natyrës bujare në fshatrat e njësisë Zerqan, ky bletërritës thotë se nxjerr 1.200 kg mjaltë të llojeve të ndryshme. Edhe pse e ka shtuar prodhimin me metodat moderne të ditëve të sotme, sfida e Arianit është që një ditë të arrijë të prodhojë mjaltë si dikur, me hoje natyrale të bletëve.