Top Channel – Takimi për negociatat, Macron i shqetësuar për azilantët, Rama: Shqipërisë t’i njihen meritat

makron

Kryeministri Edi Rama është pritur në Pallatin Elysee në Paris nga Presidenti Francës, Emanuel Macron me të cilin ka pasur një takim kokë më kokë. Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta dhe vjen pak javë përpara se Franca të vendosë nëse në 28 qershor do të votojë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Franca është një ndër vendet skeptike që ende nuk ka një vendim për vendin tonë, ndërsa shqetësimi kryesor i tyre ka qenë niveli i azil kërkuesve. Këtë shqetësim Macron mësohet se ja ka përcjellë edhe kryeministrit Rama.

http://shqiptarja.com/lajm/rama-mberrin-ne-elyse-shtrengim-duarsh-dhe-foto-me-macron