Top Channel – Stoltenberg i telefonon Haradinajt: NATO do të rishohë angazhimin me FSK-në

nato-flag

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë, pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sekretari Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se, përderisa mandati i FSK-së po evoluon, niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-së për vitin e ardhshëm do të shqyrtohet. KFOR-i do të vazhdojë misionin për të siguruar një ambient të sigurtë në Kosovë.

http://top-channel.tv/2018/12/19/stoltenberg-i-telefonon-haradinajt-nato-do-te-rishohe-angazhimin-me-fsk-ne/