Top Channel – Spitali pa kushte, mjekët: Në maternitetin e Burrelit nuk mund të kryhen lindje

Mjekë gjinekologe obstetër nga Tiranë që shkonin të ofronin shërbim për disa ditë në maternitetin e Burrelit për lindjet e planifikuara thonë se shërbimi nuk mund të mbulohet në këtë formë. Ata i janë drejtuar me një letër ministres së Shëndetësisë ku i tregojnë se do të formojnë atje vetëm shërbim ambulator dhe nuk do të presin më lindje. Salla e operacionit nuk ofron siguri pasi mungojnë instrumentet e nevojshme për lindje. Mungon gjaku për t’i ardhur në ndihmë nënës në rast nevoje. Mungon ngrohja e në maternitete çka rrezikon jetën e bebes dhe të nënës. Për të gjitha këto, raste fataliteti mjekët janë të riskuar nga Kodi Penal.

http://top-channel.tv/2019/01/03/spitali-pa-kushte-mjeket-ne-maternitetin-e-burrelit-nuk-mund-te-kryhen-lindje/