Sot dhe nesër, prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit që është përkatësisht KLP dhe KLGJ. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca tha: “Reforma në drejtësi po arrin një moment kritik këtë javë në struktura të pavarura të parashikuara me ndryshimet e vitit 2016. Zgjedhja e 6 anëtarëve për KLP-në gjithashtu do të shënojë një hap të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në BE”. KLP do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorët e SPAK-ut”, shtoi Soreca.
http://top-channel.tv/2018/12/11/live-zgjedhjet-per-keshillin-e-larte-te-prokurorise/