Top Channel – Skandal, shkolla kthehet në lokal ku bëhen ceremonitë mortore e dasmat

ddddddd

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve. Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit. Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.

http://top-channel.tv/2019/02/11/skandal-shkolla-kthehet-ne-lokal-ku-behen-ceremonite-mortore-e-dasmat/