Top Channel – Shtohet numri i personave me probleme mendore. Psikiatrit: Probleme nga i nxehti

Me ardhjen e verës rëndohet gjendja e njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor. Doktoreshë Valentina tregon arsyet që çojnë në keqësimin e gjendjes së pacientëve me rritjen e temperaturave. “Për shkak të djersitjes së madhe, të humbjes së lëngjeve, ka një përqendrim më të madh të medikameteve në organizëm dhe i krijojnë lodhje e këputje. Tendenca e tyre është që të ndërpresin mjekimin ”, shprehet doktoresha.

http://top-channel.tv/2018/06/17/shtohet-numri-i-personave-me-probleme-mendore-psikiatrit-probleme-nga-i-nxehti/