Dy shkolla në Shijak rrezikojnë të mos jenë më. Rreth 500 nxënës bëjnë mësim me turne pasi institucionet arsimore prej vitesh i kanë lënë në mëshirë të fatit. “Fiks Fare” ka bërë një vëzhgim në shkollën 9- vjeçare “Muharrem Dollaku”. Tavani rrezikon të shembet e të zërë fëmijët brenda. Edhe pse kati i tretë është ndërtuar dhjetë vjet më parë dhe fondi ka qenë plot 20 milion lekë, punimet sipas inspektimit të bashkisë kanë qenë jashtë standardit ndaj dhe ky kat aktualisht ka dalë jashtë funksionit. Bashkia e Shijakut në anën tjetër kërkon fonde të reja në Ministrinë e Arsimit për të ndërtuar një tjetër shkollë.
http://top-channel.tv/2018/07/11/shijak-500-nxenes-rrezikojne-jeten-dy-shkolla-drejt-shembjes/