Top Channel – Sfidë realitetit toksik, kisha ngre kamp për fëmijët e Porto Romanos

Vansi është 10 vjeç dhe jeton ngjitur me vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Porto Romanos. Shpesh pas shkolle dhe në kohën e lirë, ai dhe fëmijë të tjerë të zonës shkonin për të grumbulluar kanaçe. Por këto ditë, së bashku me shumë fëmijë të tjerë të Porto Romanos, një prej zonave më të ndotura të Durrësit, po shijojnë një pjesë të fëmijërisë përmes lojërave dhe aktiviteteve që organizon Kisha e vogël Katolike, e ngritur pak metra larg fushës së plehrave për t’i ardhur në ndihmë këtij komuniteti. At Bernard Caurana, prifti maltez që drejton Kishën Françeskane të Durrësit, thotë se, përveç lojërave, këtë verë ofrohen edhe kurse falas për 60 fëmijë të këtij komuniteti.

http://top-channel.tv/2018/07/11/sfide-realitetit-toksik-kisha-ngre-kamp-per-femijet-e-porto-romanos/