Serxhio është një 23 vjeçar nga Shkodra i cili ka marrë një vendim, që ndoshta dikush tjetër në moshën e tij, s’do kishte marrë mundimin as ta imagjinonte. 23 vjeçari ka birësuar bashkë me familjen e tij, një fëmijë special të cilin prindërit e tij biologjikë e lanë në maternitet, sapo zbuluan se ishte me sindromën down. Tashmë Domeniku është pjesë e pandarë e jetës së Serxhios.