Top Channel – Rruga e vdekjes në Arapaj. Banorët, në panik për fillimin e shkollës

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec nuk arritën t’i gëzohen rrugës së re. Në fshat janë ende të tronditur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së dielës, e që siç thonë ata u mori dy djemtë që po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar. Shkolla fillon së shpejti dhe godina ku mësojnë 500 nxënës ndodhet buzë rrugës. Banorët kërkojnë vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës, si dhe pengesave në rrugë.

http://top-channel.tv/2018/08/28/rruga-e-vdekjes-ne-arapaj-banoret-ne-panik-per-fillimin-e-shkolles/