Top Channel – Qendrat sociale, Veliaj: Model të ri për rikthimin e të miturve në shoqëri

Të miturit e Tiranës me probleme të lehta me ligjin, do të kenë mundësi të trajtohen pranë komunitetit të tyre duke u angazhuar në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin. Kështu, Bashkia e Tiranës bëhet institucioni i parë vendor në Shqipëri që ofron mbështetje konkrete në pesë qendrat e saj sociale për fëmijët të cilët, në rrethana të ndryshme, kanë gabuar dhe janë përballur me drejtësinë.

http://top-channel.tv/2018/07/17/qendrat-sociale-veliaj-model-te-ri-per-rikthimin-e-te-miturve-ne-shoqeri/