Top Channel – Protestë me turizëm në Bulqizë

Pasi banorët e zonës morën malet për të ruajtur pyjet nga prerja e drunjve në Bulqizë, një grup të rinjsh zgjodhën të tërheqin vëmendjen duke treguar bukuritë natyre të zonës. Protesta përmes turizmit i çoi këta të rinj në vendin e njohur si “Guri i Vashës”, i vendosur mes një pllaje të rrethuar nga e vetmja kurorë e gjelbërt mbetur në Bulqizë. Të rinjtë me këtë rast bënë thirrje që qeveria të tërhiqet nga një koncesion i tillë, pasi kjo zonë në të ardhmen mund të kthehej në një atraksion turistik për turistët e huaj dhe vendas.

http://top-channel.tv/2018/07/17/proteste-me-turizem-ne-bulqize/