Top Channel – Përleshje e të lënduar në kufirin boshnjako-kroat

Disa persona janë lënduar në Bosnje-Hercegovinë, në një përplasje mes policisë dhe emigrantëve që përpiqeshin të hynin në Kroacinë anëtare të BE-së. Me shpresën se Kroacia fqinje do të hapë kufijtë, qindra emigrantë kanë kaluar disa net nën qiell të hapur, në rrugë, duke bllokuar kalimin në kufi. Një zëdhënës i policisë kroate tha se kufiri do të mbrohet, por në të njëjtën kohë do të respektohet plotësisht ligji ndërkombëtar, humanitar dhe ai i brendshëm. Reporterët në vendngjarje raportuan se disa persona janë lënduar, pasi qëlluan me gurë policinë kroate dhe kjo e fundit reagoi me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, për të zmbrapsur emigrantët.

http://top-channel.tv/2018/10/25/perleshje-e-te-lenduar-ne-kufirin-boshnjako-kroat/