Pas denoncimit të skandalit në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë, ku nxënësit shfaqeshin duke pirë raki gjatë një ekskursioni në Divjakë së bashku me mësuesen e tyre, kanë nisur edhe reagimet e para. Ajo që ka reaguar e para ka qenë drejtoresha e shkollës, e cila vetëm pas publikimit nga “Fiks Fare” të këtij skandali ka larguar menjëherë nga puna mësuesen Albana Vuthi. Videot tregonin qartë skandalin që kishte ndodhur me nxënësit në ekskursion. Pas largimit nga puna, mësuesja ka kërkuar nga prindërit e nxënesve të firmosin letrën e shkruajtur nga ajo, që të tërhiqen nga denoncimi që i kanë bërë asaj te Drejtoria e Shkollës.