Mësuesit që akuzohet se ka përdhunuar vajzën nga Drenasi i Kosovës, i është dhënë masa e paraburgimit për një muaj, ndërkohë që debatet dhe zemërimi në vend është i madh. Mediat kosovare kanë raportuar të paktën edhe dy raste të tjera abuzimi. Një në Gjakovë, ku Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një mësuesi, që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës nën moshën 16-vjeçare, si dhe një tjetër në Gjilan, ku një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të moshës 15-vjeçare.
http://top-channel.tv/2019/02/09/nje-muaj-paraburgim-per-mesuesin-e-drenasit/