Top Channel – Nis regjistrimi në kopshte. Nuk pranohen fëmijë të pavaksinuar

Ditën e hënë nisën regjistrimet në kopshte, proces që do të përfundojë më datë 17 shtator, kur do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor. Drejtuesit e arsimit thonë se si sistemi privat, edhe ai publik monitorohen njësoj, por kërkesat për në publik janë rritur ndjeshëm. Për drejtoreshën e Arsimit në Tiranë, ka disa arsye pse prindërit duhet të ndjekin kopshtet publike, edhe ata që kanë fëmijë me aftësi ndryshe.

http://top-channel.tv/2018/09/03/nis-regjistrimi-ne-kopshte-nuk-pranohen-femije-te-pavaksinuar/