Teksa prindërit e nxënësit kanë filluar blerjen e teksteve, ministrja e Arsimit përmes një video-mesazhi kritikoi atë që sipas saj krijoi kaos e korrupsion në sistemin arsimor shqiptar altertekstin. “Alterteksti prodhoi 1310 tekste. Një kaos i vërtetë, korrupsion dhe gabime të panumërta në sistemin e arsimor. Prindërit dhe mësuesit ankoheshin për gabimet në tekste”, shprehet ministrja Lindita Nikolla.