Ditën e mërkurë, Xhuljeta Çuni, do të zhvillonte provimin e Matematikës, nëse Xhaferr Mata nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, më datë 8 qershor, teksa ishte nisur për t’u testuar në lëndën e Letërsisë. Ndërkohë, lidhur me hetimin që nisi për kallëzimin që Xhuljeta deponoi në komisariatin numër 3, reagoi edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili thotë se efektivët që trajtuan rastin nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore.