Top Channel – Në shkollë me çantën plot, nisma për të ndihmuar fëmijët në vështirësi

Librarisë te Qendra Stefan, pranë Pazarit të ri është bërë një nga dhurueset e para të nismës “Në shkollë sot, me çantën plot”, me dëshirën për të plotësuar atë që i mungon fëmijëve. Besmiri, nismëtari i këtij projekti është në dilemën se si do të bëhet shpërndarja e këtyre ndihmave dhe si do të identifikohen familjet ne nevojë. Ai thotë se është duke bashkëpunuar me organizata, të cilat punojnë me komunitetet në nevojë, kështu që do të jenë kryesisht në periferi të Tiranës.

http://top-channel.tv/2018/09/02/ne-shkolle-me-canten-plot-nisma-per-te-ndihmuar-femijet-ne-veshtiresi/