Zona e Godoleshit është një nga prodhueset më të mëdha të qershive ne vend. Eksperienca e gjatë ka bërë që fermerët e kësaj zone të krijojnë klientelën e tyre, por problem mbetet çmimi i ulët i shitjes dhe mungesa e një agronomi, i cili të ndihmoje fermerët me këshilla, sidomos përsa u përket plehrave kimike. Godoleshi prodhon disa varietete të ndryshme të qershisë, ndërsa e preferuar mbetet qershia e Elbasanit për shkak të ëmbëlsisë së saj. Si një kulturë delikate qershia këtë vit është dëmtuar edhe nga moti i keq, duke bërë që një pjesë e prodhimit të shkojë dëm.
http://top-channel.tv/2018/05/29/ne-kryeqytetin-e-qershise-dhe-tehalleve/