Top Channel – Ndotja dhe nafta që i sëmur, rrëfimi i banorëve të Patos-Marinzës

Margarita është nëna e 40-vjeçarit të paralizuar, problemet e rënda shëndetësore të të cilit kanë filluar 27 vite më parë. Në një tjetër familje, 4 pjesëtarët janë diagnostikuar me 3 sëmundje të ndryshme. Dy fëmijët, vajza 32 dhe djali 29 vjeç kanë probleme të rënda mendore, ndërkohë që kryefamiljari Tajar Tafa vuan nga sasia e lartë e karbonit në gjak, ndërsa bashkëshortja vuan nga astma. Pasojat e ndotjes nga mbetjet hidrokarbure prekin 2.700 banorë, që jetojnë në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë.

http://top-channel.tv/2018/07/16/ndotja-dhe-nafta-qe-i-semur-rrefimi-i-banoreve-te-patos-marinzes/