Dy të mitur janë shpëtuar gjatë mëngjesit të sotëm nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës. Pas sinjalizimit që kanë marrë nga qytetarë të ndryshëm, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë gjetur dy të mitur që në këto ditë të ftohta dhe të lagështa e kalonin natën duke u strehuar në ambiente të papërshtatshme. Të rinjtë 16 vjeç nga Vlora dhe 14 vjeç nga Korça janë gjetur në një nga bodrumet e pallateve në afërsi të Shkozës.