Si duhet të veprojmë me fëmijët gjatë pushimeve verore, ti nxitim të lexojnë libra jashtëshkollorë dhe shkollorë, apo të luajnë gjithë ditën, duke qenë të vetëdijshëm që një pjesë të madhe të kohës e kalojnë me lojëra elektronike dhe celularë? Sociologu këshillon se kurrikula shkollore nuk duhet zëvendësuar me kurrikul prindërore. Prindërit u kërkojnë fëmijëve të vazhdojnë kurset për gjuhën e huaj, t’i futen një gjuhe tjetër. “Nga muret e shkollës i mbyllim në mure të shtëpisë. Fëmijët duhet të argëtohen me kampingje, shëtitje, lojëra”.