“Punoj për të nxjerrë bukën e gojës. E bëj ngaqë nuk ka familja. Mbledh kanaçe dhe hekura. Fitoj 4-5 mijë lekë (të vjetra) në ditë”, tregon Ledjani. Për disa, historia e Ledjanit mund të tingëllojë si e zakonshme, pasi si ky 11-vjeçar fatkeq ka shumë në Shqipëri. Por, nëse këta fëmijë braktisin shkollën, rasti i tij është i rrallë: ai është nxënës i shkëlqyer. E ëma dhe i ati i Ledjanit janë të papunë. Edhe ata mbledhin kanaçe apo ç’të gjejnë. Ata nuk lypin, punojnë me ndershmëri dhe në pendesë që halli i madh i ka detyruar të shfrytëzojnë edhe fëmijët.