UNICEF në Shqipëri organizoi për herë të parë Samitin Viral. Veç mundësive të shumta që të ofron bota dixhitale, ajo nuk është aq e sigurt për fëmijët. Interneti tashmë është kthyer në domosdoshmëri. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në 2017, 18% më shumë se në vitin 2016. Ndërkohë që në botë, më shumë se 175 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet.