Në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku të pranishëm ishin krerë shtetesh dhe diplomatë, u diskutuan zgjidhjet që mund të gjejnë kundër ekstremizmit vendet e përfshira në konfliktet e armatosura, por edhe ato nga ku nisen luftëtarë që i bashkohen ISIS. Princi jordanez tha se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje nga jashtë për luftërat fetare nuk janë të suksesshme.